Debati për listat e hapura "infekton" edhe Maqedoninë e Veriut, partitë dakord për implementimin në zgjedhjet lokale

Bojan Mariçiç, Ministri i Drejtësisë njoftoi dje ndryshime në Kodin Zgjedhor që do të prezantojë parimin e listave të hapura të kandidatëve në zgjedhjet e para lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Partia opozitare VMRO-DPMNE gjithashtu ra dakord me këtë ndryshim të njoftuar.

Hapja e listave është kthyer në debatin kryesor politik edhe në Maqedoninë e Veriut fill pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare dhe krijimit të qeverisë së re.

 Blloku maqedonas i pushtetit dheopozitës pajtohen se nevojiten bisedime në lidhje me ndryshimet eventuale nëKodin zgjedhor. VMRO-DPMNE-ja kërkon që pushteti të tregojë saktë se çfarësynon me këto ndryshime.

Një ditë më parë u riaktualizua çështje e zbatimit të modelit me lista tëhapura në zgjedhjet e ardhshme lokale.

"Kjo është pikënisje emirë për bisedime dhe ndryshim të Kodit zgjedhor por duhet të theksojmë se ngaLSDM-ja duhet të shprehen a është ky qëndrimi përfundimtar i tyre sepse njëherë ishte diskutuar, ishte arritur në një përfundim dhe shumë herë ishtendryshuar mendimi" – u shpreh Eli Panova, VMRO-DPMNE.

Opozita kërkon edhe ndryshime të tjera, si zbatimi i zgjedhjeve lokale nënjë rreth të vetëm zgjedhor, për të shmangur shpenzimet. Plani i pushtetit, ngaana tjetër, është që deri në prill të vitit të ardhshëm, gjashtë muaj parazgjedhjeve lokale, të miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor për lista tëhapura të të kandidatëve për këshilltarë komunash.

"Listat e hapura nëzgjedhjet lokale do të jenë test për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por,duhet theksoj, listat e hapura nuk nënkuptojnë një njësi zgjedhore. Por, përkëtë çështje duhet të bisedohet edhe më tej" – tha Bojan Mariçiq, ministëri Drejtësisë.

Nga BDI-ja për momentin nuk dhanë një qëndrim rreth kësaj çështje.Ndërkohë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se këtojanë ide postelektorale, por kur kjo duhej të bëhej, dy partitë e mëdhamaqedonase, por edhe partia shqiptare në pushtet as që donin të dëgjojnë përkëto propozime.

"Ne jemi gati që sot tëvotojmë për një ndryshim të këtillë të Kodit Zgjedhor, Natyrisht, në këtë kodnuk është ky ndryshimi i vetëm dhe ne kemi më shumë gjëra që kërkojmë tëndryshojnë, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të shprehet në mënyrën mëbesnike" – thonë nga ASH – AAA.

Partitë në vazhdimësi deklarojnë se janë të interesuara për ndryshime nëKodin zgjedhor i cili sipas praktikës ndryshohet me konsensus.

Dy iniciativat e ish-deputetëve në përbërjen e kaluar parlamentare përlista të hapura në zgjedhjet lokale dhe për një njësi zgjedhore në zgjedhjetparlamentare nuk u miratuan kurrë për shkak të përplasjeve mes partive nëKuvend.