Rritet numri i infektimeve me Covid-19 në Greqi, 310 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë

Vijontë rritet numri i infektimeve në Greqi.

Sipas përditësimit më të fundit nga Organizata Kombëtare e Shëndetësisë (EODY) gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 310 raste të reja dhe 3 viktima.

Sipasautoriteteve greke, 12 nga infektimet vijnë nga hyrjet në vend përmes pikavedoganore.

Me shifrat e sotme, numri total i të infektuarve në Greqi arrin në 13,730 persona, ndërsa ai i viktimave në 340.

Në Greqi jetojnë qindra mijëra shqiptarë por ende nuk ka asnjë të dhënë të saktë se sa është numri i infektimeve mes komunitetit të tyre.