Djegia e kampit të emigrantëve në Moria, arrestohen 6 të rinj afganë

Policia greke ka vënë në pranga 6 persona, të dyshuar si autorë të zjarrvënies në kampin e emigratëve në Moria.

Një fakt të tillë e konfirmoi Ministri i Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis.

Të gjashtë të arrestuarit janë afganë, dy prej të cilëve janë të mitur të pashoqëruar. 

"Zjarrvënësit e Morisë u arrestuan. Ata janë pesë të rinj të huaj. Po kërkohet një tjetër. Policia u dha fund skenarëve dhe rasteve të pabazuara.  Emigrantët, si dhe banorët, kanë interes të pranojnë propozimet tona dhe realitetin e strukturës së re. Një gjë është e sigurt. Lesvos nuk mund të durojë parrulla të tjera, ai dëshiron seriozitet dhe administratë solide. Ju siguroj se arsyeja dhe ligjshmëria, siguria, shëndeti dhe jeta normale do të mbizotërojnë ”.

Nga 6 të arrestuarit, tre u kapën në Mytilene.

I katërti i të arrestuarve, një afgan17-vjeçar, ishte vendosur në një strukturë në Pieria, ku ishte transferuar tënesërmen e zjarrvënies.

I arrestuari i pestë është gjithashtu 17 vjeçdhe ishte vendosur në një strukturë në Selanik ku u transportua së bashku menjë grup të miturish. 

Sipas të njëjtave burime, autoritetet ranë në gjurmëte zjarrvënësve pas dëshmive të vëna dhe dhe verifikimit të materialeve video.