Dy nga shqiptarët e akuzuar për trafikun ndërkombëtar të kokainës u kapën në Greqi
Dy nga 11shqiptarët e arrestuar në kuadër të operacionit "Los Blancos" që u finalizua me arrestimin e30 personave për trafik ndërkombëtar kokaine nga Amerika Latine drejt Europës,janë arrestuar në Greqi.
Policia ka qartësuar se njëri prej të arrestuarve, që transportonin drogë nga Amerika Latine, ishte shpallur në kërkim prej kohësh nga policia italiane, pasi ai dyshohet se koordinonte trafikun e drogës për llogari të grupit kriminal.
Sipas informacioneve, në banesat e dy të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar:
1 armë gjahu
3500 euro
2 peshore elektronike
1 dedektor
1 palë dylbi
Disa doreza
Shirita izolues
2 celularë.
Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente dhe pritet vendimi.
Operacioni i koduar "Los Blancos", filloi nga autoritetet italiane në maj 2015 dhe që atëherë është zgjeruar në Gjermani, Spanjë, Hungari, Greqi, Hollandë, Mbretëri të Bashkuar, Rumani, Shqipëri dhe Mbretëri të Bashkuar. Emiratet Arabe.