Shqipëria do të marrë vaksinën e COVID-it nga Greqia

Greqiapritet të jetë furnizuesja e parë me vaksinën anti-covid të Shqipërisë dheMaqedonisë Veriore. Vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis u shpreh i gatshëmpër një gjë të tillë, duke pasur parasysh faktin që Greqia si një vend anëtar iBashkimit Europian do të ketë e para qasje në vaksinën kundër koronavirusit tëri.

Greqia shprehugatishmërinë për të furnizuar me vaksinën anti-covid Shqipërinë dhe MaqedoninëVeriore.

Kjo gatishmëri eAthinës zyrtare u shpreh nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis, gjatëtakimeve që pati me kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Zoran Zaev.

 “Kryeministri Mitsotakis shprehu gatishmërinë,që Greqia, si një vend anëtar i Bashkimit Europian të kryejë furnizimin mevaksinën anti-covid të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Si një vend anëtar iBashkimit Europian, Greqia do të ketë qasje më parë në vaksinë ndërsa vendetkandidate më pas,” tha kryeministri maqedonas Zaev, pas kthimit nga vizita etij në Athinë.

Nga qeveriashqiptare nuk ka ende një njoftim zyrtar për këtë çështje dhe deri tani mësohetse Tirana zyrtare i është bashkuar nismës së Organizatës Botërore tëShëndetësisë COVAX për të financuar dhe shpërndarë vaksinën kundërkoronavirusit të ri.

Por ekspertët nëvend e kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare që të bashkëpunojë me vendeanëtare të Bashkimit Europian pasi pritja nga OBSH-ja do të jetë e gjatë.

Vetë BashkimiEuropian ka rezervuar sasi të mëdha vaksinash kundër koronavierusit nga disakompani të mëdha europiane dhe amerikane dhe ka ekskluzivitetin e furnizimit tëparë, sapo vaksina të kalojë të gjitha provat dhe të marrë miratimin përpërdorim në popullatë.