Kosovë, dokumente komprometuese për specialen
Zyrtarë të Gjykatës Speciale për krimet e luftësçlirimtare të Kosovës kanë kërkuar rikthimin e dosjeve të ndryshmekomprometuese për trupin gjykues dhe prokurorët e saj.
Njësoj si javën e kaluar, kopje të dokumentevenë gjuhën angleze dhe serbe iu dorëzuan të mërkurën në mënyrë anonime Organizatëssë Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas drejtuesve të saj, në to paraqitenkomunikimet e ndërkombëtarëve me prokurorinë serbe, me gjykatën atje për krimelufte dhe me zyrtarë të tjerë të aparatit shtetëror të ish-Jugosllavisë.
Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL-UÇK-së,thotë se ende nuk është konfirmuar vërtetësia e dokumenteve, megjithëse atavazhdojnë të mendojnë se Gjykata Speciale punon kundër tyre.
Haradinaj: "...për ne është e skaduar e dalne afatin e bërë bajat por edhe me atë është vërtetuar edhe që është e krymur me helme nga aparati shtetëror i Millosheviqit nuk do i japim dosjet pa praninë e gjykatave tona ose të paktën të Policisë tonë"
Hetuesit nga Prokuroria e Specializuar eKosovës me seli në Hagë raportohet të kenë marrë 4 mijë dosje për krime lufte,që i ishin dorëzuar kohë më parë anonimisht selisë së OVL-UÇK-së.
Sipas Haradinajt, serbët që urdhëruan kryerjene krimeve në Kosovë po tentohet të pastrohen nga ekipi ndërkombëtar i drejtësisë.
Haradinaj: “Duke i marrë ata si dëshmitarë valid për dëshmi po i pastrojnë po i pastrojmë prej krimeve dhe po i vendosim si bashkëpunëtorë dhe po i qesin qytetarë të denj, po bëhen dy padrejtësi. Ata po pastrohen, kurse ne që e patëm luftën e imponuar na shpallin kriminel.”
Organizata ka bërë të ditur se personi që kasjellë 1300 dosjet e fundit ka paralajmëruar se do të sjellë dokumente të reja.
Dhomat e Veçanta, apo, siç njihen në Kosovë,Gjykata Speciale, deri tani kanë ftuar për intervistim qindraish-pjesëtarë të UÇK-së, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.
Në muajin korrik u pyet edhe presidenti iKosovës, Hashim Thaçi, i cili bashkë me ish-luftëtarë të tjerë pret të mësojëbrenda tetorit nëse do ndiqet penalisht aktakuza ndaj tij për krime luftelufte.