Publikohen pamjet, si e dogjën 6 afganët kampin e emigrantëve në Greqi

Ky është momenti kurnjë nga dy 17-vjeçarët afganë të arrestuar, i vë zjarrin kampit të emigrantëvenë Moria duke përdorur një karton të ndezur. 

Video u ngarkua sotnërrjetet sociale, gjashtë ditë pas zjarrit që shkatërroi strukturën e Morisë.

Po sot policianjoftoi arrestimin e gjashtë personave, mes tyre edhe dy 17 vjeçarët.

Kundër tyre është ngritur një çështje përformimin e një organizate kriminale, zjarrvënie, dëmtim të pronës së huaj,qëndrim si dhe armëmbajtje pa leje. Urdhër arrestet u lëshuan dje dhe uekzekutuan sot.

Të gjithë të akuzuarit janë shtetas afganë.

Sipas informacionit, njëri nga 17-vjeçarëtishte vendosur në një strukturë mikpritjeje në Pieria dhe i dyti në një zonë tëngjashme në Selanik. Pjesa tjetër u arrestua në Lesvos. 

Zyrtarët qeveritarë zbuluan se persona tëtjerë ishin të përfshirë në ngjarjen e martës së kaluar dhe po punohet përidentifikimin e tyre.

Por theksuan se gjashtë të arrestuarit janëpersonat që luajtën rol kryesor në shkatërrimin e strukturës. 

Hetimi paraprakkonfirmoi se djegia e strukturës së kampit erdhi pas një revolte që shpërtheukundër karantinimit të 35 afganëve që dolën pozitiv për koronavirusin.