Merkato, Dzeko dhe Roma do e presin Juventusin deri më 29 shtator
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2020, 16:37
Jo vetëm LuisSuarez. Edhe Edin Dzeko është një ndër objektivat e nxehtë të merkatos përJuventusin.
Sipas asaj që raporton gazeta italiane “La Repubblica”, e mërkura dhe enjta janë ditët decizive për të ardhmen e sulmuesit të Barcelonës, por pavarësisht kësaj sulmuesi boshnjak i Romës është pas dere, përcjell Ora News.
Media përtejAdriatikut thekson se, Dzeko do ta presë Juventusin deri më 29 shtator, dy ditëpas ndeshjes në Serie A mes dy skuadrave.