Operacion anti-drogë, arrestohet Eldi Dizdari në Dubai. Lidhja me vrasjen në ish-Bllok

Një operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar "Los Blancos", ka vënë në pranga Eldi Dizdarin (Denis Matoshi).

Ky i fundit konsiderohet një nga krerët e kokainës në Shqipëri e Europë, ndërsa arrestimi i tij është bërë në Dubai.

Dizdarit i janë sekuestruar miliona euro dhe tonelata me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe trafikohej në shtetin e Europës.

Në pranga janë vënë tre persona në Vlorë, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të Dritan Rexhepit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave në një burg të Ekuadorit.

Grupi kriminal shqiptar konsiderohej kartela më e madhe e drogës në trafikun e kokainës.

Operacioni i kryer në koordinimin e Europol dhe Eurojust  në bashkëpunimin e Antimafias e Antiterrorizmit italian, Drejtorisë Antidrogë e autoriteteve policore hollandeze u shtri në disa shtete.

Me urdhër të Prokurorisë së Firences janë ekzekutuar me dhjetra arrestime, janë sekuestruar tonelata kokainë dhe miliona euro.

Grupi kriminal shqiptar konsiderohej kartela më e madhe e drogës në trafikun e kokainës.

Dizdari nuk është emër i panjohur për kronikën.

Ai është arrestuar për llogari të Interpol Tiranës, i përfshirë edhe në vrasjen në ish-Bllok në 4 tetor 2018, ku humbi jetën Fabian Gaxha.

Biznesmeni Dizdari cilësohet nga hetuesit si person kyç, ndërsa nga hetimet e policisë dyshohet se ai kishte konflikt me Ervin Matën, të dashurin e këngëtares së njohur Elvana Gjata për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi kokaine.

Dyshohet se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur në lokalin ku ndodhi ngjarja.