Krimi gjunjëzon Shqipërinë, 3 të vrarë e 2 të plagosur në vetëm dy ditë
Nëvetëm 48 orë Shqipëria është tronditur nga një seri ngjarje të rënda kriminaleqë kanë lënë pas 3 viktima dhe dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendjekritike për jetën.
Mëngjesine 15 shtatorit do të gjendej i pajetë në makinën e tij 33-vjeçari KlevisKapllani.
I riu,i kthyer nga Italia ku kishte vuajtur dënimin me burg për trafik droge,dyshohet se është ekzekutuar me armë silenciator, ndërsa si autorë të vrasjespolicia ka shpallur në kërkim dy persona.
Po në15 shtator, rreth orës 17:40, në Bathore 31-vjeçari Agron Tanushi vrau me armëzjarri kunatën e tij 34-vjeçare pas një konflikti për banesën.
Autoriu arrestua një ditë më pas në qytetin e Lushnjes.
Pakminuta pas vrasjes në Bathore, rreth orës 19:00, në një prej zonave më tëpopulluara të Tiranës, pranë ish stacionit të fundit të Tiranës së Re, iu bëantentat me autobombë shtetasit Preng Gjini.
Bashkëme 50-vjeçarin, që vijon të qëndrojë në Spitalin e Traumës në gjendje kritikepër jetën, u plagos edhe një shtetas italian, kalimtar i rastit.
Pordora e krimit vijon të godasë sërish.
Mëngjesine sotëm, në Bradashesh të Elbasanit, u ekzekutua teksa pinte kafenë 50-vjeçariBujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit nga Policia Talo Çela.
Ngjarjet e rënda kriminale kanë shtuar frikën dhe panikun te qytetarët, ndërsa nga ana tjetër ministri i brendshëm Sandër Lleshaj vijon të përgëzojë punën e policisë. /Ora News