Fier: Derdhja e mbetjeve hidrokarbure ndot sërish lumin Gjanica
Ndotja e Gjanicës nuk ka të ndalur, ndërsa autoritetet po dështojnë të ndëshkojnë fajtorët. Banorët e Fierit ndërkohë kërkojnë reagim me forcë ligji, dhe akuzojnë për neglizhencë.
Krimi mjedisor mbi Gjanicë nuk ka të ndalur.
Kjo ishte pamja e lumit që kalon përmes qytetittë Fierit këtë të enjte.
Një masë e bardhë me aromë të rëndë e kishte mbuluar.
Për qytetarët ndotja është e Gjanicës ështëkthyer si “plagë që nuk gjen shërim”.
Shkaktarë kryesisht janë raferineritë e naftësqë derdhin mbetje hidrokarbure në lum.
Qytetarët kërkojnë që fajtorët të ndëshkohen.
Krahas hidrokarbureve, mbetjet urbane janëkthyer në ndotës.
Disa javë më parë Angjensia Kombetare e Mbrojtjes se mjedisit Fier thonë se kanë evidentuar 29 pika ndotjeje. Inspektimet i janë dërguar zyrës juridike për t’i gjobitur.
Por qytetarët thonë se vetëm letrat nuk mjaftojnë për të ndalur ndotjen që po shkatërron Gjanicën.