Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë shoferi 35-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2020, 09:21
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksinMilot Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz të Mirditës.
35-vjeçari Gersi Nikolli ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga, dhe për pasojë humbi jetën.
''Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz,Mirditë, drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen" shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën'', informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon përsqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.