''Duam paret tona!'' Naftëtarët përplasen me policinë: Mos i prekni punëtorët

Pasi nuk morën përgjigje nga qeveria për pagatdhe nisjen e punës në uzinë, naftëtarët e Ballshit i zunë derën Ministres sëEnergjitikës, Belinda Balluku.

"Dotë dalë apo jo, hap derën!"

Por situata ka agravuar në përplasje dhe dhunë.Policia ka tentuar ti shpërndajë për shkak të ruajtjes së protokollit anti-Covid.

Protestës ju bashkuan edhe aktivistë të shoqërisëcivile, ku disa prej tyre u shoqëruan me forcë nga policia.

"Futenë makinë" urdhëroi polici.

 Mepankarta në duar dhe thirrjet "Duam paratë tona", naftëtarët kanërefuzuar takimin me zëvendësministren e Energjitikës, duke kërkuar takim vetëmme Ministren.

"Familjettona nuk mbahen me premtime boshe. Në asnjë vend të botës nuk të fal kush 16paga të fituara me gjyq dhe një vit rresht pa marrë asnjë ndihmë dhe asnjë llojasistencë."

"27paga pa marrë, i kanë vjedhur këta këtu."

"Para 10 ditësh bëmë kontratat, sot e 10 ditë morën letrat dhe kanë ikur në drejtim të paditur."

https://youtu.be/FfV1e6VB-ZA

Naftëtarët kanë paralajmëruar se do të rinisingrevën e urisë nëse nuk u jepen pagat e prapambetura.

Për këtë reagoi edhe Partia Demokratike, ecila përmes një deklarate dënon dhuën e policisë ndaj naftëtarëve dhe i kërkonqeverisë të zgjidhë problemin.

Në foto: Pamje nga protesta e naftëtarëve