Vrasja e Bujar Çelës, pronari i lokalit për Ora News: Pinte kafen këtu çdo mëngjes, nuk ishte problematik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2020, 08:57
Ora News ka siguruar dëshminë e pronarit të lokalit ku u ekzekutua Bujar Çela, mëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit.
Ai tha se viktima pinte kafen çdo ditë nëmëngjes në lokalin e tij dhe se ishte njeri i mirë, pa probleme.
''Pinte kafen në mëngjes. Nuk ka pasur probleme fare. Ka qenë njëri shumë i mirë. Unë isha brenda kur ndodhi vrasja'', u shpreh ai.
Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, i shumëkërkuari për grabitjen e miliona euroave në aeroportin e Rinasit në vitin 2018, si dhe për disa ngjarje të tjera kriminale.
Lexoni të gjitha lajmet lidhur me vrasjen e Bujar Çelës.