KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës, Tritan Hamitaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2020, 09:28
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra gjyqtarin Tritan Hamitaj
Hamitaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Ai nuk ishte i pranishëm gjatë dhënies së vendimit.
Tritan Hamitaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë dy dekadave ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Lushnjes, atë të Durrësit dhe Gjykatën e Apelit në Durrës.
Hamitaj ka mbajtur edhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2010-2015.