Gjyshërit në Korçë kërkojnë 5 nipërit e mbesat në Siri

Shumë fëmijë shqiptarë ndodhen aktualisht nëkampet e Sirisë, të cilët kanë mbetur vetëm dhe e kanë të pamundur të rikthehennë Shqipëri te familjarët e tyre.

I tillë është edhe rasti i Dylber Shulit ngaKorça.

Për Ora News, ai thotë se në Siri ndodhenmbesat dhe nipërit e tij dhe kërkon nga shteti që t'i sjellë në atdhe, pasi nukka kush kujdeset për to.

Djali dhe nusja, shkuan në Siri 7 vite më parë, pa e lajmëruar, por ata u vranë dhe fëmijët kanë mbetur vetëm.

Dylber Shuli: ''Pas 3 vjetësh djalin e vranë, nusen e vranë 1 vit pas tij sepse u mundua te largohej nga kampi. 5 fëmijet kanë ngelur andej, ne flasim vetëm me mbesën e madhe. Nuk e dimë kush kujdeset për ta. Kushtet janë të këqija sepse vuajnë për bukën e gojës. I kërkoj shtetit të më ktheje mbesat dhe nipërit, ata janë të vegjël dhe nuk ka kush kujdeset.''

Shuli u shpreh se ka dhe familje te tjera që kane ikur dhe nuk po kthehen dot.

https://youtu.be/mfAftLV_lOY