Detaje nga vrasja në Elbasan, viktima ndiqej prej disa ditësh

Ora News siguron detaje të reja nga vrasja e ndodhurmëngjesin e sotëm në Bradashesh të Elbasanit.

Burime nga vendngjarja shprehen se, viktima, Bujar Çela, 50vjeç, është qëlluar për vdekje me 4 plumba teksa ishte duke konsumuar kafenë emëngjesit në një bar pranë “rrethrrotullimit të Bradasheshit”.

Të njëjtat burime shtojnë se, 50-vjeçari është ndjekur ngaautorët prej disa ditësh ndërsa në bar, gjatë momentit të vrasjes ka patur edheqytetarë të tjerë.

Autorët kanë qenë të maskuar, ndërsa pak minutas pasngjarjes, policia gjeti në fshatin Murras një makinë të djegur e cila dyshohetse është përdorur nga autorët.

Në ndihmë të policisë së Elbasanit ka shkuar FNSH dhe RENEA, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Elbasanit.

Bujar Çela, taksist dhe baba i dy fëmijëve, është vëllai i Talo Çelës, i shpallur në kërkim nga policia si i dyshuar për disa vepra të rënda kriminale. /Ora News