Itali: 'Los Blancos' shkatërron kartelën e drogës të drejtuar nga shqiptarët

Një megaoperacion anti-drogë i koduar"Los Blancos" është ekzekutuar gjatë natës në Itali e në disa shtetetë tjera duke çuar në shkatërrimin e një grupi trafkantësh shqiptarë ikonsideruar lider në trafikun e drogës. Operacioni ka përfshirë rajonin  e Toskanës , disa qytete italiane si dhe disavende të tjera.

Me urdhër të Prokurorisë së Firences janë ekzekutuarme dhjetra arrestime, janë sekuestruar tonelata kokainë dhe miliona euro.

Grupi kriminal shqiptar konsiderohej kartela mëe madhe e drogës në trafikun e kokainës.

Rreth orës 11 pritet të mbahet në Gjykatën eFirences një konferencë për shtyp ku do të zbardhen detajet e operacioni.

Në të do të marrin pjesë kryeprokurori iAntimafias Italiane Federico Calfiero De Raho, nën kryetari i Euro Just FilippoSpieza, kryeprokurori i Firences Giuseppe Creazzo, Drejtori i Sektorit tëkrimit të organizuar në Europol Georgios Raskos, Prokurorija e AmsterdamitJustine ASBROEK, Drejtori i Antikrimit italian Gjeneral Dott, FrancescoMessina, Drejtori i Antidorgës së Guardia di Finanza Gjeneral Dott. AntoninoMaggiore, dhe Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë së ShtetitGiuseppe Spina.

Operacioni i krye në koordinimin e Europol dheEurojust  në bashkëpunimin e Antimafias eAntiterrorizmit italian, Drejtorisë Antidrogë e autoriteteve policorehollandeze.