Ambasadorja franceze: Gjykata Kushtetuese të bëhet sa më parë, ka probleme të rëndësishme që duhet t'i zgjidhë

Nga Korça, diplomatja tha seka një sërë problematikash që presin zgjidhje nga institucioni më i lartë nëSistemin e Drejtësisë.

Ambasadorja franceze Cristina Vasak: “Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më shpejt. Unë e kam thënë këtë shumë herë këtu në Pogradec, Tiranë. Të gjithë personalitetet e politikës, pavarësisht ngjyrave janë të ndërgjegjshëm për këtë. Është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë sepse ka një seri problemesh të rëndësishme që janë përpara saj. Edhe Gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të fillojë të punojë, por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese.”

Këshilli politik ndërkohëështë një organizëm ku palët synojnë dakordësinë për çështjet zgjedhore, njëtjetër kusht për integrimin. Diplomatja kërkoi që puna aty të vijojë meinteligjencë.

Ambasadorja franceze Cristina Vasak: ''Përsa i përket Këshillit Politik nuk mund të them gjë, sepse kjo nuk më përket. Është mirë që ky këshill të vazhdojë punën e tij  me një inteligjencë të mirë, sepse ata e dinë si duhet të funksionojnë dhe s’kanë pse t’ua thonë diplomatikët”.

Nga Korça, ku shoqëroi një grup deputetësh francezë, Vasak dha lajmin se do të largohet nga Shqipëria dhe se pasardhësja e tij kanë marrë "ok".

https://youtu.be/rEV0Gl7UreA