Koalicionet, ODIHR për Ora News: Nëse marrim detaje nga Këshilli Politik, mund të ndihmojmë
Misionii ODIHR-it është i gatshëm të ofrojë ekspertizën e tij për mazhorancën eopozitën sa i përket listave dhe koalicioneve, por më parë ky mision pret tënjihet nga palët me punën e arritur deri më tani. Në përgjigje të interesimit tëOra News zëdhënësja e misionit shpreh mbështetjen për Këshillin Politik.
OSBE/ODIHR është i gatshëm të japëekspertizën për çështjet e mbetura pezull në Këshillin Politik.
Duke ju përgjigjur interesit së Ora News,zëdhënësja e kësaj organizate, Katya Andrusz shprehet se ekspertët e ODIHR janëtë gatshëm të ndihmojnë palët politike sapo të marrë kërkesë të detajuar mbiçështjet për të cilat nuk është gjetur dakordësinë.
"Siç jeni në dijeniODIHR-i mbështeti punën e Komisionit të posaçëm parlamentar dhe KëshillitPolitik këtë verë para se të miratoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Negjithashtu jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin dhe jemi nëpritje për të marrë detaje për zhvillimet e ardhshme të punës së Këshillit dhese si ne mund të ofrojmë ekspertizë konkrete."
Të hënën mbledhja e Këshillit Politikpërfundoi pa konsensus pasi Damian Gjiknuri nuk pranoi kërkesën e opozitës sëbashkuar për t’u drejtuar ODIHR-it për implementimin në Kod të listave tëhapura dhe koalicionet parazgjedhore.
Sipas përfaqësuesit të PS-së, Këshillipolitik mund t’i drejtohet ODIHR-it vetëm pasi të ketë një draft përfundimtartë dakordësuar mes Palëve.
Madje Gjiknuri u ka kërkuar PD dheLSI-së që të premten në orën 10:30 të sjellin propozimet e tyre në takimin e ardhshëm.