Vrau kunatën pas konfliktit për pronën, zbulohen detaje të reja nga krimi në Bathore

Jetmira Hasani është ekzekutuar pasditen e 15 shtatorit 2020 nga kunati i saj, Agron Tanushi brenda banesës së saj në zonën e Bathores në Kamëz.

Ngjarja kandodhur rreth orës 17:40 pas një sherri mes viktimës dhe autorit, i cili 3 kaqëlluar me armë zjarri.

Mësohet se, shkakpër ngjarjen mësohet se është bërë konflikti për pronën që ekzistonte prej tëpaktën 3 vitesh. Sherri ka nisur pas divorcit të viktimës me bashkëshortin qëjeton në Greqi, ndërsa ajo ka vijuar të jetojë në banesën e saj.

Kjo sipasburimeve mësohet se, nuk është pranuar nga kunati i cili pas debateve tënjëpasnjëshme ka kryer dhe ekzekutimin e gruas.

Autori ështëlarguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është vënë në kërkim tëtij. Forca të shumta policie kanë kryer kontrolle për lokalizimin e Tanushitpor ende pa rezultate konkrete.

Në vendin engjarjes jane kryer verifikime dhe nuk është gjetur arma e krimit, të cilënautori e ka marrë me vete gjatë momentit të largimit.

Hetuesit kanë marrë në pyetje dhe familjare të tjerë dhe dëshmitarë, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Në foto: Viktima Jetmira Hasani