Pas zjarrit në Lesbos, Gjermania pritet të pranojë 1,500 migrantë

Gjermania ka në plantë mirëpresë më shumë se 1,500 migrantë nga Greqia kanë bërë të ditur disaburime qeveritare për agjencinë e lajmeve AFP. Ata do i ofrojnë strehim pasi njëzjarr ka shkatërruar kampin, Moria ku qëndronin.

Rreth 12,000 migrantëaktualisht janë duke qëndruar në ndërtesa të braktisura dhe në rrugë pasi kampiështë shkatëruar plotësisht.

Gjermania dhe Francakanë nxitur vendet e Bashkimit Eurporian të tregojnë më shumë solidaritet dhethanë se ky incident demostroi dhe njëherë nevojën për të gjetur një përgjigjetë përbashkët për çështjet në lidhje me migracionin.

Ky plan i mirëmenduarnga Gjermania për të mirëpritur 1.553 migrantë si fillim u miratua nga Angela Merkel, Bashkimi Dekokristian dheMinistri i Brendshëm Horst Seehofer, nga Bashkimi Social Kristian në Bavari.

Më pas u mbështet edhenga partneri i tretë i koalicionit, Social Demokratët udhëheqësi i të cilitkishte kërkuar më parë që vendi të merrte mijëra migrantë nga Greqia.

Greqia është dukerritur përpjekjet për të krijuar strehim të përkohshëm, ndërkohë që banorëtlokalë janë duke u përgatitur për mbajtje të protestave kundër migrimit. Tëmartën, ministria greke për Migrim ka thënë se rreth 800 banorë të kampit Moriajanë strehuar në vendbanime të përkohshme në Lesbos. Prej tyre, 21 kanërezultuar pozitivë në testet për koronavirus, ka thënë kjo ministri.