Moment kyç në raportet BE-Turqi, PE-ja diskuton situatën në Mesdheun Lindor
Bashkimi Europian ndodhet në një pikë kthesenë marrëdhëniet me Turqinë, dhe i ka bërë apel Ankarasë të tërhiqet ngakonflikti në Mesdheun Lindor.
Gjatë një seance të posaçme, ParlamentiEuropian kërkoi të martën daljen me një qëndrim unik dhe shtim të presionitndaj presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan.
Kryediplomati i BE-së, Xhuzeb Borel, kreu iKomisionit për Punët e Jashtme, Devid MekAlister, dhe zv.presidenti i PartivePopullore Europian, Gonzalez Pons, theksuan njëzëri nevojën emospërshkallëzimit të situatës nga ana e Ankarasë.
"Ne vazhdojmë t'i shtrijmë dorën me shpresën se Këshilli do gjejë një qasje konstruktive. Më duhet ta them se raportohet me Turinq janë në moment kyç historik. Është vend i rëndësishëm fqinj i BE-së dhe vend kandidat, po me zhvillimet e fundit, relatat tona janë vënë në pikëpyetje."
"Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për rrezikun e konfrontimit direkt ushtarak në Lindjen e Mesme. Të mos e përshkallëzojmë situatën, të tregojmë solidaritet pa kushte për Greqinë dhe Qipron dhe të dënojmë kërkimet ilegale turke."
"Turqia mbetet provokuese dhe e ka përdorur emigracionin si armë. Greqia dhe Qiproja janë anëtare të BE-së ndaj Erdoanit i dërgojmë mesazhin se nuk kemi për t'i lënë vetëm por do i mbrojmë. Mund të ulemi në tryezë për negocim por nuk shantazhohemi."
Tema e Mesdheut Lindor do diskutohet javën eardhshme nga udhëheqësit e BE-së.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusholu,thotë se vendi i tij është i gatshëm për dialog politik dhe nuk i druhetsanksioneve që Brukseli ka kërcënuar se do aplikojë nëse nuk ka negociata.
"Në 24-25 shtator nuk presim vendim për sanksione por edhe mund të ndodhë. Ka ndodhur më parë me anije, kompani ose individë të caktuar, por a na ka bërë kjo të dorëzohemi? Vendosmëria jonë vetëm është rritur."
Tensionet mes shteteve fqinje, Turqi-Greqi dheQipro janë rritur prej javësh për shkak të pretendimeve që tri palët kanë nëzonat detare që mendohet se janë të pasura me gaz natyror.