Uragani Sally kërcënon SHBA, qeveria paralajmëron banorët: Tregohuni të zgjuar

Një uragan i sapo formuar është drejtuar drejtbregdetit të SHBA-së duke kërcënuar disa shtete të Jugut, përfshirë Floridën,Misisipin, dhe Alabamën.

Ditën e hënë ekspertët thanë se uragani Sally ështëformuar dhe pritet të zbarkojë herët të mërkurën.  

Zyrtarët bënë të ditur se uragani do të sjellëderi në 30 cenimetra shi dhe erëra deri në 135 kilomentra në orë në disa zona tëvendit.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edëards,shteti i të cilit është ende duke u rikuperuar nga uragani i muajit të kaluarLaura  i bëri thirje qytetarëve tëtregohen të zgjuar dhe të qëndrojnë të sigurt.

Sezoni i stuhive këtë vit ka qenë tepër aktiv,deri tani janë regjistruar pesë stuhi tropikale që përtëriten në pellgun eAtlantikut në të njëjtën kohë.

Të hënën, gati 80,000 shtëpi në Luiziana kanëqenë pa energji elektrike si rezultat i uraganit Laura, i cili ka goditur trijavë më parë.