Të shesësh veshkën për të mbërritur në Europë, BBC zbulon rrjetin e trafikut të organeve
Të shesësh edheveshkën vetëm për të mbërritur në Europë.
Kjo është ajo çfarë po ndodh me refugjatët nga Afrika e Veriut dhe që është zbuluar nga një investigim i BBC.
Gjigandi britanik ka publikuar së fundmi një intervistë me një trafikant organesh njerëzore nga Egjipti, i cili pretendon se çdo javë kryen të paktën 20-30 transplante të veshkave në mënyrë të paligjshme, përcjell Ora News.
Sipas BBC, veshkat që marrin janë nga refugjatët dhe emigrantët afrikanë, të cilët i shesin pasi u duhen lekët për emigrimin drejt Evropës.
Trafikanti tha për gazetarët se, pothuajse gjysma e dhuruesve nuk u paguan pas operacionit, duke qëndruar me një veshkë dhe pa para.
Disa prej atyre që kanë pranuar të shesin një veshkë, kishin rënë dakord tashisnin përkundrejt shifrës që u duhej për udhëtimin e tyre drejt vendeve tëEvropës.
“Isha në një dhomë pas operacionit. U zgjova duke ulëritur. Ne duhet të jemi të kujdesshëm”, ka deklaruar një emigrant, i cili pa e kuptuar e ka gjetur veten pa një veshkë.
Investigimi i BBC synon rrugën drejt klinikave dhe spitaleve ku kryhen këto transplane të paligjshme.