Covid-19 në botë: Rreth 30 milion të infektuar dhe 932 mijë viktima

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në rreth 30 milion, përkatësisht 29,449,050, sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në932,801.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruarnë SHBA, me 199,000 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 132,117, Indiame 80,808, dhe Meksika me 71,049.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës sëvirusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 388 viktima dhe janëinfektuar 11,520 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 21,280,281 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 7,2 milion raste aktive që presin të shërohen.

Lexo edhe: Koronavirusi, 4 viktima dhe 167 raste të reja, 179 të shtruar në spital