Arabia Saudite, sinjale 'pajtimi' me Izraelin

Izraeli në pak javë ka arritur marrëveshje historike për normalizimin diplomatik me dy vende të Gjirit Persik dhe Arabia Saudia po shihet si objektivi i radhës për pajtim dypalësh.

Normalizimi i raporteve ndërshtetërore të Izraelit meEmiratet e Bashkuara Arabe dhe me Bahrejnin mund të sjellë pajtimin me njëaktor tjetër kyç në Gjirin Persik, me Arabinë Saudite.

Edhe pse Jerusalemi dhe Riadi nuk kanë marrëdhëniediplomatike me njëri-tjetrin dhe ndajnë qëndrime të kundërta për çështjen esovranitetit të Palestinës, një nga klerikët më të lartë sauditë tregon se palëtmund t'i adresojnë së bashku ndasitë.

Imami Abdulrahman Al-Sudais me predikimin e funditpara xhamisë së madhe të Mekës kërkoi mirësjellje ndaj hebrenjve dhe mospërçarjemes dy vendeve të ndryshme fetare.

"Zoti i Madhërishëm ka thënë t'i shoqëroni ata menjerëzi, ndërsa profeti Muhamed u la me ujin e jobesimtarëve dhe i trajtoi në mënyrëtë barabartë hebrenjtë e Keibarit dhe ata fqinj. Kur i pushojmë bisedat për çështjetë njerëzimit, ne nxitim përplasje mes qytetërimeve, dhe çka mbizotëron pastaj ështëgjuha e dhunës, e përjashtimit dhe e urrejtjes."

Mesazhi i imamit shihet nga ekspertët si test për tëprovuar reagimin e publikut vendës nëse dikur do flitet konkretisht për njëpajtim mes izraelitëve dhe sauditëve.

Vetë princi i kurorës dhe udhëheqësi de-fakto i sauditëve,Muhamed bin Salman, e ka bërë pjesë të politikës së brendshme promovimin edialogut ndërfetar.

Për Izraelin, do të ishte arritje e madhe diplomatikenjë marrëveshje me Arabinë Saudite, qendrën e vendeve të shenjta myslimane dheme eksportuesin më të madh të naftës në botë.

Për më tepër, palët kanë edhe interesa të njëjtëgjeopolitikë kur bëhet fjalë për një shtet armiqësor në Lindjen e Mesme, siç ështëIrani.

"Do ishte e vështirë të mësoheshim brenda natësme normalizimin dypalësh, sepse Izraeli është vend pushtues që ka nxjerrë ngashtëpia e vet palestinezët. Në të ardhmen mundet, por unë dyshoj."

Pritshmëritë për një afrim të mundshëm Izrael-ArabiSaudite janë shtuar teksa të martën në Shtëpinë e Bardhë firmoset marrëveshja përnormalizim mes Izraelit, Emirateve dhe Bahrejnit.

Arabia Saudite ka deklaruar se përshëndet çdo pakt qërespekton Nismën Arabe për Paqe.

Nisma parashikon normalizimin e raporteve në këmbim tënjohjes së shtetit të Palestinës dhe tërheqjes së plotë të izraelitëve ngaterritoret e pushtuara në luftërat e shekullit të kaluar.

Në shenjë dashamirësie, mbretëria saudite lejoi këtëmuaj avionët e linjave mes Izraelit dhe Emirateve Arabe të përdorin hapësirënajrore të vendit.