Italia fillon fluturimet eksperimentale, udhëtarët duhet të paraqesin rezultatet negative të tamponit

Kompania ajrore italiane Alitalia kainformuar se prej datës 16 shtator e për një muaj rresht do të eksperimentojëudhëtime për pasagjerët që në ditën e nisjes kanë kryer testimet e shpejta merezultatin negativ nga koronavirusi.

Gjithashtu do të udhëtojnë edhe atapersona që kanë kryer tamponin e certifikuar me rezultat negativ deri 72 orëpara ditës së udhëtimit.

Fluturimet do të jenë dy herë në ditënga Roma në Milano. Alitalia informon gjithashtu se ky eksperimentim mund tëaplikohet dhe për fluturime ndërkombëtare e ndërkontinentale. me vendet kusituata epidemologjike është problematike.

Pasagjerët do të mund të kryejnëtestimet apo tampone në pikat e caktuar sanitare pranë aeroportit Fiumicino nëRomë e aeroportit Linate në Milano duke u paraqitur nga 72 orë deri në  1 orë e gjysëm para hipjes në avion.

Udhëtarët duhet të tregojnë biletën eprenotuar me fluturimet eksperimentale, teserën shëndetësore si dhe deklaratëne vetëdeklarimit të vënë në dispozicion nga autoritetet italiane.

Fluturimet eksperimentale "COVIDFree" do të jenë të dispoonueshme nga e hëna në të premte prej datës 16shtator deri më 16 tetor e në orarin 13.30 e 17.30.

Kjo fazë eksperimentuese do të ndihmojëkompanitë ajrore të aplikojnë kapacitetin maksimal të udhëtarëve që janëtestuar negativisht nga koronavirusi.