Firmosen "Akordet e Abrahamit"
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni janë dy shtetet më të fundit në Lindjen e Mesme që normalizojnë raportet me Izraelin dhe rreshtohen kundër politikës iraniane në rajon.
Dokumentethistorike të ashtuquajtura "Akordet e Abrahamit" u firmosën të martënnë Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, dykryediplomatët e Emirateve dhe Bahrejnit, dhe nga ndërmjetësimi i bisedimevedisapalëshe, Presidenti Amerikan, Donald Trump.
Palëtu zotuan të punojnë për paqen afatgjatë të rajonit, që sipas dy nënshkruesvearabë, do mund të arrihet vetëm nëse i jepet zgjidhje konfliktit dhjetëravjeçardhe njohjes së territoreve dhe të shtetit të Palestinës nga Izraeli.
PresidentiTrump tha se marrëveshje me palën izraelite synojnë të arrijnë edhe 5 apo 6vende të tjera arabe, çka do rritë presionin diplomatik mbi palestinezët për tëbërë të njëjtën gjë.
"Sot bota po sheh si ata zgjedhin bashkëpunimin para konfliktit, miqësinë para armiqësisë, begatinë para varfërisë dhe shpresën para dëshpërimit. Po zgjedhin një të ardhme ku arabët, izraelitët, myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët jetojnë bashkë, luten dhe ëndërrojnë bashkë, krah për krah, në harmoni, komunitet, dhe në paqe."
"Kjoështë ditë historike, agimi i një paqeje të re. Për mijëra vite, populli hebre ështëlutur për këtë, dhe për dekada me radhë shteti hebre është lutur për paqe. Sotne e përmbushim këtë me mirënjohjen më të thellë."
Ndërsamarrëveshjet konsiderohen historike, ato janë denoncuar nga zyrtarët palestinezëse u shërbejnë më së pari politikisht kryeministrit izraelit Netanjahu dhe presidentitamerikan, Trump.
Nëqytetin palestinez të Gazës, qytetarët e protestuan nismën me djegien eflamujve dhe fotove të dy liderëve, ndërsa u raportuan edhe sulme me raketa porpa pasoja në jetë.
"Është ditë zemërimi për popullin palestinez dhe botën islamike dhe arabe, ditë poshtërimi dhe fyese për liderët e Bahrejnit dhe Emirateve që normalizojnë lidhjet me okupatorin sionist. 15 shtatori do jetë ditë e zezë në jetën e këtyre liderëve që na tradhtuan dhe lanë mënjanë përkrahjen e tyre për Palestinën," deklaroi lideri i lëvizjes palestineze, Hamas.
"Akordet e Abrahamit" të firmosura në tri gjuhë në Shtëpinë e Bardhë parashikojnë ngritjen sa më shpejt të ambasadave në kryeqytetet respektive, krijimin e një agjende strategjike për Lindjen e Mesme, bashkëpunimin në të gjithë sektorët dhe koordinimin për paqe dhe stabilitet në rajon."