SHBA, betejë politike me zjarret

Ndërsazjarret vazhdojnë të djegin pa pushim mbi 2 milionë hektarë sipërfaqe në brigjetperëndimore të SHBA-së, situata e paprecedentë ka nisur të shfrytëzohetpolitikisht.

Nështetet e Oregonit, Kalifornisë dhe në Uashington vatrat e zjarrit të përmasavehistorike e çuan të hënën në 36 numrin e viktimave që nga muaji gusht.

Motijashtëzakonisht i nxehtë dhe erërat e forta disaditore shkrumbuan lagje të tëratë Oregonit, ndërsa një tis i trashë tymi mbuloi qytetet e Siatllit dheSan-Franciskos.

Guvernatorikalifornian, Gevin Njusom, e cilësoi ndotjen e ajrit po aq të rrezikshëm për shëndetine njeriut sa konsumimi i 400 cigareve njëra pas tjetrës.

Zjarretjanë pasojë e ndryshimeve klimatike në botë, u shpreh të hënën guvernatoridemokrat duke replikuar me kreun e shtetit, Donald Trump, ndërsa ky i funditfajësoi autoritetet për mosmenaxhimin si duhet të zonave pyjore, që tani po shërbejnësi karburant për flakët.

"Nuk e di a e keni vënë re se në tërë zonën ka pasur pemë të kalbura. Ato duheshin pastruar paraprakisht sepse janë provokuese të mëdha të zjarreve, janë si eksploziv."

"Nuk ka dyshim se po të kthehemi një dekadë apo 1 mijë vite pas, do gjejmë se askush nuk ka vepruar drejt me menaxhimin e pyjeve. Por tani i nxehti po bëhet ekstrem, periudhat e thatësirës po ashtu, dhe gushti që kaluam ishte më i nxehti në historinë e Kalifornisë. Kjo vjen prej ndryshimeve klimatike, dhe ju lutem të respektoni dallimin mes opinionit dhe shkencës."

PresidentiTrump mbetet skeptik për teorinë e krizës klimatike duke përsëritur edhe tëhënën se shkenca vetë është e ndarë në çështjen e ngrohjes globale.

Sipastij, pas të nxehtit ekstrem që po përjetohet tani, bota mundet shumë shpejtedhe të rihyjë në periudhën e akullnajave.

Rivalii tij demokrat në zgjedhjet e nëntorit, Xho Bajden, tha se ky skepticizëm ikreut të shtetit po e vështirëson përballjen me katastrofat natyrore në vend.

"Donald Trump vërtet nuk është shkaktar i rekordeve me zjarret, përmbytjet, dhe uraganët, por po të zgjidhet për një mandat të dytë, këto kushte skëterrë do shpeshtohen, do jenë më shkatërruese dhe më vdekjeprurëse. Me katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë të këtij zjarrvënësi klimatik, nuk duhet të çuditemi sikur e gjithë Amerika të mbulohet në flakë."

Meteorologëtparashikojnë i nxehti dhe erërat e forta në perëndim të vendit pritet tëzgjatin gjithë javën, ndërkohë që zjarrfikësit janë përgatitur të luftojnë meflakët deri në muajin nëntor.