Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën Covid-19
Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ditën ehënë në një deklaratë për shtyp ka lajmëruar se është miratuar përdorimi i njëvaksinë kundër Covid-19 për punonjësit shëndetësorë.
Aktualisht vaksina është në fazën e tretë tëtestimit.
Ministri i Shëndetësisë Abdulrahman Al-Owais tha se vaksina do të jetë në dispozicion përheronjë e linjës së parë të mbrojtjes, të cilët janë më të rrezikuar ndajkoronavirusit pasi janë më të ekspozuar përshkak të punës së tyre.
Ai shtoi se përdorimi i vaksinës është plotësisht në përputhje merregulloret dhe ligjet.
"Ky përdorim emergjent i vaksinës ështëplotësisht në përputhje me rregulloret dhe ligjet që lejojnë një rishikim më tëshpejtë të procedurave të licencimit"- thotë Abdulrahman Al-Owais
Kjo vaksinë është një ndër 26 vaksinat tëcilat kanë arritur në fazën e provës te njerëzit.
Dr. Nawal Al-Kaabi, kreu i Komitetit KlinikKombëtar për Koronavirusin, tha se 31,000vullnetarë, që përfaqësonin 125 kombësi, kanë marrë pjesë në provat klinike.
Që prej fillimit të pandemisë Emiratet eBashkuara Arabe kanë regjistruar mbi 80,000 raste të infektuarish nga Covid-19dhe 399 viktima.