Alarmi nga Italia: Mafiet synojnë fondet europiane për Covid-19
"Mafiet kanë vënë në shenjestër fondet europiane për përballimin e krizë ekonomike të shkaktuar nga pandemi, dhe në Europë ekziston rreziku i përhapjes së lëvizjse raciale "black lives matter".
Ky është apeli i ardhur sot nga Europol e nga autoritetet policore të vendeve europiane.
Sot (15 shtator) në Romë, është zhvilluar një takim i autoriteteve më të larta policore të vendeve europiane më të goditura nga pandemia Covid 19, Italia, Austria, Franca, Gjermania, Spanja, Zvicra, Britania e Madhe, Holanda, Polonia e Suedia nën koordinimin e Europol.
E pranishme ishte dhe Drejtoresha ekzekutive e EuropolChaterine De Bolle.
Në këtë takim u diskutua mbi tendencën e inflitrimevetë krimit të organizuar në ekonominë e ligjshme të një vendi e në vecanti nëmashtrimet e lidhura me financimet publike me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë sëgjunjëzuar nga pandemia.
"Qeveritë e vendeve europiane duhet ta kenë të kuptojnë se mafiat po synojnë fondet e lëvruar nga Bashkimi Europian për rimëkëmbjen e ekonomisë e për të kapërcyer krizën ekonomike të shkaktuar nga Covid 19", u theksua në këtë takim të lartë.nga drejtoresha e Europol Chterine De Bolle sipas të cilës "rritja e infiltirmeve amfioze ka bërë që Europol të kërkojë monitorimin e financimeve, dhe huatë e dhënë nga Recovery Found. Këto fonde janë në shënjestër të organizatave kriminale'', tha ajo.
Janë regjistruar mashtrime në sektorin e furnizimeveme materiale sanitare, tentativa për grabitje ilegale fondesh dhurimi në ndihmëtë fazës së emergjencës Covid, mashtrime lidhur me fondet e lëvruar përassitencë ekonomike papunësie ndaj sipërmarrjeve fantazmë etj.
Ndër konkluzionet kyçe të këtij takimi të nivelit tëlartë në Romë, ishte analiza se ashtu siç çdo vend nuk qe imun nga pandemia eCovid 19, po ashtu është e pamundur të mendosh se ka vende e sisteme ekonomikeimune nga rreziku i inflitrimeve kriminale. Të mendosh të kundërtën është njëgabim i madh, Mafiet prej shumë vitesh janë futur në strukturën e ekonomisëeuropiane e botërore.
Për autoritetet policore të vendeve europiane më tëgoditura nga pandemia, mafia dhe virus janë një paralele e trishtë iglobalizimit e askush nuk duhet të nënvlerësojë kapitalin e madh financiar qëkanë të disponueshëm mafiet.
Në takim u kërkua një vëmendje e veçantë ndajoperacioneve "dark money" që nuk njohin kufij dhe për ta luftuarduhet një shkëmbin informacioni, eksperiencë e bashkëpunim shumëplanësh mesvendeve.
Gjithashtu autoritetet policore të këtyre vendevesinjalizuan një tjetër rrezik që mund të vijë nga përtej oqeanit si përhapja elëvizjes "black lives matter" sinjale të së cilës po regjistrohen nëEuropë.