Ngrohja globale ndikim në Artik
Shkencëtarët kanë zbuluar se me rritjen etemperaturës së Tokës, është shkëputur një shtresë antike akulli me sipërfaqeafro 113 km katrorë nga ishulli i Groenlandës.
Seksioni i akullnajës së ashtuquajtur"Spalte" ndodhet në verilindje të Arktikut.
Ajo ishte copëtuar prej vitesh para shkëputjesfinale më 27 gusht.
Doktoreshë Laura Meller punon për organizatënndërkombëtare mjedisore, "Greenpeace", dhe paralajmëron se këto zhvillimetë janë kambanë alarmi për krizën klimatike që e pret shpejti botën.
"Nësekriza merret seriozisht, duhet menjëherë të ndalet lëshimi i gazrave nëatmosferë dhe të krijojmë një rrjet rezervatesh oqeanike që mbulojnë të paktënçerekun e planetit blu. Jemi në cepin më fundor të detit akullnajor për tëdokumentuar sipërfaqen e ulët të akullit, speciet që mund të mbrohen dhe për tëbindur liderët e botës për rolin që ata kanë në këtë krizë."
Në bordin e anijes studimore "AgimiArktik" ndodhet edhe piloti i akujve, Pol Ruzicki.
Ai lundron në rajon që prej vitit 1996 dhe i vërenndryshimet që po sjell ngrohja globale.
"Shohsa me lehtësi lëviz anija dhe them se vetëm dy e dhjeta e sipërfaqes së akullitduhet të ndodhet në ujë. Akullnajat po bëhen copash dhe sasia e akujve sa vjene zvogëlohet vit pas viti. Jo shumë kohë më parë thuhej se akullnajat doshkrinin për 100 vite dhe në verë nuk do kishte më akuj, pastaj zbriti në 75vite, 50 vite, dhe së fundmi 15 apo 5 vite. Pra situata po përkeqësohet meshpejtësi, sipas shkencëtarëve."
Shkrirja e akujve, temperaturat në rritje dheditët me reshje janë disa nga fenomenet që po vërehen gjithnjë e më tepër afërPolit të Veriut.
Studiuesit thotë se vlerat për të tria këtodukuri natyrore tejkalojnë kufijtë normalë të viteve të shkuara dhe kanë vënë nëpikëpyetje të ardhmen e Arktikut dhe si kjo do ketë pasoja në sipërfaqet jetësoretë Tokës.