Dëme kolosale nga zjarri, mbi 300 ha ullishte, vreshta e shkurre të djegura në Rrogozhinë
Zjarri që përfshiu kodrat e fshatit Ballaj nënjësinë administrative Gosë në bashkinë Rrogozhinë ka lënë pas pasoja tepër tërënda. Janë mbi 300 hektarë ullishte, vreshta e shkurre të mbuluara nga flakët.
Këtë pasdite forcat zjarrfikëse janë munduar tëvënë nën kontroll flakët por për shkak të terrenit ka qenë e vështirë edhe përfaktin se sipërfaqja ka qenë shumë e madhe.
Zjarri nuk ka kursyer ullinj në prodhim vreshta gati për tu vjelë dhe barin e thatë nëpër zonën kodrinore. Zjarrfikësit, punonjësit e policisë dhe banorët e zonës si dhe bote me ujë janë pozicionuar në ruajtje të banesavë në fshatin Ballaj.
Njëkohësisht me trajektore janë munduar të punojnë tokën në mënyrë që zjarri të mos kalojë nga njëra parcelë në tjetrën.
Dëmet janë kolosale dhe të pallogaritshme dhedo të duhen ditë të tëra për të bërë një bilanc.