Intervistë për Tempora me gazetaren e Associated Press: Antishpifja nuk më duket zgjidhje
Alba Kepi: Presidente sa është e rëndësishme liria e shtypit në shoqërinë e sotme?
Patricia Thomas-Mendoj se kurrë më shumë sesot është kaq e rëndësishme Jam gazetare prej 26 vitesh e kurrë më parë nuk ekam ndjerë kaq të nevojshme respektimin e kësaj të drejte. Jemi në mes të njëstuhie lajmesh, që shpesh na i sërvirin rrjetet sociale e shumë herë dhe fake eështë mjaft e rëndësishme e detyra jonë e gazetarëve të jemi të lirë për tëverifikuar faktet, për të kuptuar se çfarë ndodh vërtetë, t'i rrëfejmë botës enjerëzve atë çka ndodh vërtetë, të dëgjojmë se çfarë thonë e kërkojnë vërtetëqytetarët. Shumë kanale e presona nga të gjitha krahët përpiqen ta heshtinmedian e vërtetë, të vërtetën, nuk duan e nuk i leverdis të dëgjojnë të vërtetën.Mund të sjell si shembull vendin tim, Amerikën. Jemi në mes të një fushate tëfortë elektorale e në kushtet e koronavirusit e shpesh gazetarët nuk arrijnë ast'iu afrohen politikanëve. E ndalemi këtu tek politika e media.
Alba Kepi: Sa ndijon politika tek puna e gazetarit e si mund të influencoj gazetari me punën e tij tek politika e sjell në fokus vendet e Ballkanit me demokraci delikate ndaj të cilave gazetarët amerikanë janë përherë të vëmendshëm?
Patricia Thomas-Është thelbësore qëpolitikanët të respektojnë lirinë e shtypit, të respektojnë punën tonë, të mosna kërcënojnë, të mos na fyejnë e sidomos në këto vende si Ballkani e EvropaLindore. E kjo ndodh dhe në vendin tim. Në këto katër vite të Presidentit Trumpkemi qenë të demonizuar nga ai, me një urrejtje për median, deri në atë pikë sae konsideron New York Times si një media fake apo fyen haptazi një gazetar tëCNN. Dhe ne kemi kaluar momente të mëdha tensioni për shembull siç ndodh tani përçështjet raciale, e organizimit të lëvizjes "black livesmatter". E ky moment mund të degjeneroj në një dhunë të madheprandaj është mjaft e rëndësishme që vendi të ketë zëra të qetë gazetarësh qërrëfejnë të vërtetën, e nuk fryhen nga propaganda e çdo lloji.
Alba Kepi: Më goditi mjaft çfarë thatë Presidenti Trump që fyen median e gazetarët, një skenar që e kam parë shpesh në vendin tim e që e gjen shpesh në Ballkan. Atëherë çfarë duhet të bëjmë e si duhet të sillemi për të respektuar këtë liri informacioni e profesioni?
Patricia Thomas-E di që është e vështirë,por ne gazetarët duhet të jemi solidar mes nesh, duhet të ndihmohemi me njëri-tjetrine të insistojmë të kryejmë punën tonë të gjithë bashkë, të bëjmë pyetje të vështirapersonave në pozita autoritetarie, nuk duhet të heqim dorë e nuk duhet tëlejojmë të na demonizojnë, të na fyejnë, nuk duhet të lejojmë të dëgjojmë sejemi ne që nuk po kryejmë mirë punën tonë. Puna jonë është të kapim fort të vërtetëne nuk duhet të lejojmë të na përdorim e të na vejnë shkelmin, e duhet të insistojmëbashkarisht që kjo gjë të mos ndodh. E në fakt ndaj fake news vihet re se janëdisa vende që po aktivizojnë apo aprovojnë ligje anti fake news.
Alba Kepi: Ndihmon a dëmton një ligj i tillë punën e gazetarit?
Patricia Thomas- Është e komplikuar. Është erëndësishme të punojmë kundër fake news, por një ligj i tillë çfarë kërkon të çojënë burg një person që thotë një gënjeshtër. Mendoj se kjo nuk është liri e asgjëje.Kuptoj se jemi të bombarduar nga lajme fake, herë dhe të rrezikshme epreokupuese, por një ligj i tillë nuk më duket zgjidhja. Ka mënyra të tjera përt'i luftuar.