Pamje të rënda/ I gjakosur por gjallë, momentet e Preng Gjinit menjëherë pas shpërthimit
Ora News siguron pamje nga vendi i ngjarjes, vetëm pak çastepasi makina me të cillën po lëvizte Preng Gjini u hodh në erë nga njëshpërthim.
Siç shihet në pamje, Gjini është gjallë por i gjakosur, ndërsa automjeti është thuajse totalisht i shkatërruar.
Shpërthimi i makinës, i cilimendohet se është kryer nga një tritol i telekomanaduar, i ndjekur nëdistancë, ka sjellë dhe dëmtimin e dy makinave të tjera, që ndodheshinshumë pranë, ndërsa I plagosur ka mbetur edhe shtetasi italian SilvanoBarbadoni.
Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin)Gjinit, i vrarë në 12 ngusht 2019 në Rrëshen.
Disa muaj pas eleminimit të tij, ponë Rrëshen, vritet me snajper po në Rrëshen biznesmeni Kastriot Reci.
Ndërkohë rreth një vit pas vrasjes tëtë vëllait, në Tiranë organizohet një atentat akoma dhe më i sofistikuar ndajvëllait të tij, Preng Gjini.
Kjo ngjarje duket se është vazhdimi i sagës së përplasjeve mes familjeve Gjini dhe Reci, që deri tani ka marrë 5 jetë njerëzish në Shqipëri dhe jashtë saj.
Deri tani, Policia e Tiranës nuk ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar për ngjarjen e sotme të orës 18:50.
