Koronavirusi prek stafin, mësuesja e "J. De Radës": Rezultova negative, jemi në gjendje të mirë shëndetësore

 Disa mësues të shkollës "Jeronim DeRada" në kryeqytet rezultuan pozitivë me koronavirus, por kjo nuk e ndaloikryetarin e bashkisë së Tiranës që të vijojë inagurimin e kësaj shkolle.

Në një intervistë për RTV Ora, njëraprej mësueseve Brunilda Çërraga, e cila rezultoi negative nga tamponi i kryer,tha se i gjithë stafi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo shprehet se inagurimi i shkollësduhej të ishte shtyrë për një moment të dytë.

Ndërkohë në një tjetër inagurim, ErionVeliaj tha se mësuesja e cila sipas tij e kishte kritikuar, ka rezultuarpozitive me koronavirus.

Çërraga:Unë kam rezultuar negative dhe gëzoj shëndettë mirë deri më tani. Por jam vetëkarantinuar sepse kam qenë në kontakt me mësuesete infektuara. Para disa ditësh shpreha një ndjesi në Facebook. Ne kemi qenë nënjë situatë pak të çuditshme në shkollë pasi u izoluam që në mars për virusindhe tani që e takojmë pranë tek njerëzit që e njohim ne frikësohemi. Kemifilluar punë në fund të gushtit dhe disa kolege tona dolën pozitive dhe futifrikë dhe në fillim të vitit shkollor. Ne arsimtarët nuk e kemi vetëm tek vetja,e kemi dhe tek fëmijët. Nëse ne infektohemi, si procedohet? Nga e mora unëvirusin.

Ishtethjeshtë një status që mori përmasa të mëdha. Jam përballë një trysnie tëçuditshme. Duke qenë se ne kemi punuar fort dhe kemi bashkëpunuar me kolegët qëky të ishte një vit i ri shkollor i mirë. Duke qenë se ne do të hynim në njëshkollë të restauruar, ne punuam fort dhe më shumë se sa oraret zyrtare. Nepunuam fort për ditën e parë dhe për inagurimin e shkollës së re. Nuk kamdashur të prek askënd. U ndjeva e përdorur pa mëshirë. Në momentin që në njëshkollë dalin 3 mësues pozitivë me koronavirus, pa filluar mësimi ne vazhdonimtë shkonim në shkollë. Ishte zëri jonë që i detyroi të na merrnin tamponin pasiedhe mund të mos na e kishin bërë fare. Të detyruar nga ajo që shkolla doinagurohej dhe ne shkuam në punë. Kolegia ime rezultoi pozitive dhe unë punojame të gjithë kohën. Duhet të ishte shtyrë inagurimi në shkollën tonë. Unë e diqë mezi pritet të kthehet në normalitet. Shkolla jonë duhet të ishte mbyllurdhe të eleminonim këto probleme që kanë dalë.

Nukkemi shprehur kërkesën tek bashkia për të anuluar inagurimin. Me drejtoreshën eshkollës e cila është e komanduar, nuk është e njëjta me atë që u filluarestaurimi. Menaxhimi ra mbi një njeri që mbeti vetëm. Stafi u reduktua dhe neu detyruam në njëfarë mënyre për të ndihmuar duke mos e menduar rrezikun. Nejemi mësuar që të përpiqemi që kur fëmijët vijnë, ne u përpoqëm që t'i bëjmëgjërat sa më mirë. Për shëndetin e kolegëve të mi, kemi komunikuar dhe janë mëmirë. Koleget e tjera kanë filluar mjekimin.