Gjekmarkaj: Opozita po bën një fushatë negativiste, Basha duhet të na japë arsye pse do vijë në pushtet

I ftuar në"Tempora" nga Sonila Meço në RTV Ora, analisti Agron Gjekmarkaj ushpreh se opozita po bën fushatë negativiste.

Ai shtoi seBasha duhet të sqarojë nëse ekipi i tij do të jenë figurat që dalin e flasinapo do të ketë surpriza.

Gjekmarkaj: Opozita po bënnjë fushatë negativiste, që duhet të ikë kjo qeveri, por duhet që në të njëjtënkohë të japë arsyet pse duhet të vijë ajo në pushtet. Shqiptarët e dinë se ikënRama për disa arsye dhe vjen Basha për disa arsye të tjera. Këto arsye duhett'i ekspozojnë më mirë dhe më qartë.

Basha duhet të bëjë transparencë me atë qëcili do të jetë kabineti i tij. Se të marrësh pushtet dhe ta ndash atë do tëthotë që ta fusësh në kakofoni atë. Duhet të thotë se ekipi i tij do të jenë këtanjerëz që dalin e flasin, le ta gjykojmë me këtë ekip. Ose në ka akoma figura tëtjera, me surpriza për t'i folur pjesën gri, me persona që flasin gjuhën eshtresave të caktuara.