SOS nga Manatia: Masivi me pisha në flakë, zjarri u afrohet banesave, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Zjarri që ka përfshirë masivin pyjor tëfshatit Manati në Lezhë prej mesditës së sotme ka marrë përmasa të frikshme mekalimin e orëve.
Favorizuar nga era, flakët janë perhapur meshpejtësi, duke ju afruar zonës së banuar e vënë në rrezik banesat.
Në terren ndodhen zjarrfikësit e Lezhës, Kurbinite Vaut të Dejës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhembrojtjen e banesave.
Situata konsiderohet kaotike dhe kërkohet ndërhyrjenga ajri.
"Situataështë shumë kritike, 5-6 shtëpi të rrethuara nga flakët. Zjarrfikëset e kanë tëvështirë për të shuar zjarrin. Kam njoftuar kryeministrin dhe të gjithë, kaneglizhencë. Duhet të ndërhyjnë nga ajri, shpresoj të mos ketë dëme në njerëz"tha me shqetësim ish-deputeti Eduart Ndocaj, që është edhe banor i fshatit.
"Vatrae zjarrit është shfaqur rreth orës 13:30, ka marrë përmasa të konsiderueshme nësipërfaqe pyjore të llojit pishë për shkak të erës së fortë.Zjarri ka dalëjashtë kontrollit, situata është kritike. Zjarri po afrohet afër banesave.Shpresojmë të na vinë në ndihmë. Në terren janë tre zjarrfikëse" tha ArtanPalushi, shef i agjensise së pyjeve, Bashkia Lezhë.