Mësuesit dalin negativ për Covid 19, mësimi në shkollën e Kolonjës do vijojë normalisht
Të 10 mësuesit dhe dy sanitaret e shkollës " Papa Kristo Negovani"në Kolonjë të karantinuar me dyshimet se ishin infektuar me Covid-19, kanë rezultuar negativë pas testeve të kryera.
Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ndaj dhe mësimi në këtë shkollë do të vijojë normalisht.
Isai: Të 10 mësuesit, si dhe 2 sanitaret e Shkollës Papa Kristo Negovani pas kryerjes së testit covid-19 rezultojnë negativ!Asnjë person në të 21 institucionet arsimore të bashkisë Kolonjë, nuk shfaq shenja apo shqetësime simptomatike të virusit. Keq ardhje për teorinë e fakit të kryer nga disa media (të cilët i shpallën të infektuar mësuesit) duke krijuar jo pak shqetësim tek prindërit. Të gjithë bashkë, nga pak kujdes, zbatim të protokollit, dhe sigurishrt, do tia dalim! Bashkia Kolonjë është dhe do të jetë aty, 24 orë në shërbim e përkushtim të fëmijëve! Shëndeti i pari! Suksese mësuesve fisnikë të Kolonjës!
Mësimi u ndërpre pas vetëkarantimit të 10 mësuesve për shkak të infektimit me koronavirus të njërës prej sanitareve të shkollës.