Kodrat e Korçës në "flakë", digjen sipërfaqe shkurresh

Situata në Shqipëri me zjarret ështëserioze. Vetëm sot janë regjistruar shumë vatra të reja ndërkohë që në disaqytete të ndryshme, flakët kanë lënë dëme kolosale.

Mbrëmjen e kësaj të marte (15 shtator),kodrat e Korçës janë përfshirë nga një zjarr i madh.

Një sipërfaqe e madhe shkurresh ështëdjegur.

Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjendhe izolimin e flakëve për të mos u përhapur më tej.

Ndërkohë situata në Lezhë paraqitetserioze pasi një zjarr që ka përfshirë masivin pyjor të fshatit Manati në Lezhëprej mesditës së sotme ka marrë përmasa të frikshme me kalimin e orëve.

Në terren ndodhen zjarrfikësit e Lezhës,Kurbinit e Vaut të Dejës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll tëflakëve dhe mbrojtjen e banesave.

Situata konsiderohet kaotike dhekërkohet ndërhyrje nga ajri.

“Situataështë shumë kritike, 5-6 shtëpi të rrethuara nga flakët. Zjarrfikëset e kanë tëvështirë për të shuar zjarrin. Kam njoftuar kryeministrin dhe të gjithë, kaneglizhencë. Duhet të ndërhyjnë nga ajri, shpresoj të mos ketë dëme në njerëz”tha me shqetësim ish-deputeti Eduart Ndocaj, që është edhe banor i fshatit.