Shpërthimi në Tiranë, ‘dorëzohet’ Lleshaj. Pranon dështimin në parandalimin e ngjarjes

Duhet ta pranojmë se Policia e Shtetit ka dështuar në parandalimin e kësaj ngjarje. Këto janë ngjarje që kanë një parahistori. Është iluzore të pretendojmë se do të parandalojmë të tilla gjëra se do ishim i vetmi vend në botë që do e bënte këtë".

Kjo është deklarata e fortë e ministrit të brendshëm SandërLleshaj vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë në Tiranë ku përmes një shpërthimimbeti i plagosur Preng Gjini, vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, i vrarë nëRrëshen rreth një vit më parë dhe i dyshuar si i përfshirë në vrasjen mesnajper të biznesmit Kastriot Reci.

Gjatë një debati me gazetaren e kronikës Anila Hoxha nëemisionin “Open”, Lleshaj u shpreh se, për vrasjen e Recit kishte një pistë porqë i devijoi policisë në momentet e fundit.

DEBATI NË STUDIO:

Gazetarja: Keni thënë shpesh se ishin afër zbardhjes sëvrasjes së Kastriot Reçit. Shërbimet Sekrete kanë hedhur alarmin se grupetkriminale po eliminojnë njëri-tjetrin. Ku dështoi policia në zbardhjen evrasjes së Kastriot Reçit?

Sandër Lleshaj: Është e pavend që unë të merrem më këtëngjarje. Nuk duhet të bëjmë lidhje, pasi ende ngjarja është e pazbardhur, porkam thënë se jemi shumë afër. Kishim një pistë, por në momentin e fundit,devijoi. Të mos bëjmë hetim publik për ngjarjet. Nuk mund të flas me emra dhetë bëj ndërlidhje. Ju po thoni që kjo që ka ndodhur është shpagimi përvrasjen e Reçit?

Gazetarja: Kështu dyshon prokuroria, flitet për hakmarrje.

Sandër Lleshaj: Këto janë hipoteza, edhe pse nuk përjashtohen.

Gazetarja: A ka një grup të caktuar kriminal që bënvrasje me lëndë plasëse?

Sandër Lleshaj: Grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë nëdispozicion. Shqipëria ka një arsenal të madh eksplozivi të paligjshëm. Kapatur jo një grup, por shumë grupe. Por ka edhe celula të tjera, është njëbiznes kriminal. Kemi disa raste.