"Dita e Demokracisë", Shella: Siguria publike në vend është shqetësuese
Kjo e martë shënon ditën ndërkombëtare tëDemokracisë. Kreu i INFOÇIP, Gerti Shella, i ftuar në Ora News foli mbi situatënnë Shqipëri dhe se sa e "pastër" është demokracia në vend.
Gjatë kohës së intervistës, në kryeqytetu shënuan dy ngjarje të rënda, një shpërthim me tritol dhe një vrasje brendafamiljes.
Duke i komentuar, Shella thotë sesiguria publike është një nga parametrat që mendohet se vjen në një demokraci.Ai tha se situata e paraqitur, sidomos në kryeqytet na bën të shqetësohemi.
Shella:Siguriapublike është një nga parametrat që mendohet se vjen në një demokraci të qëndrueshme.Situata demokratike ka parametra të tjera me të cilën vlerësohet. Tirana aq mëtepër në kushtet ku jemi me një shpërthim pak çaste më parë, është një situatëqë na bën të shqetësohemi, nuk na mjafton vetëm pandemia, terrori i trafikut,pluhurit dhe halleve ekonomike tashmë duhet që të përballemi dhe me shpërthimenë kryeqytet. Është një situatë për të cilën duhet të shqetësohemi. Unë douroja që policia të jetë e shpejtë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Demokracinëe përcaktojnë procedurat e zgjedhjeve dhe shpërndarja e pushtetit në një garë tërregullt të ndershme mes forcave. Shqipëria vuan standartin demokratik tëzgjedheve dhe rrjedhimisht kemi një demokraci hibride. Ne kemi nxjerë evidencaqë janë paratë e krimit dhe si punon shteti me oligarkët që japin një panoramëpërkeqësuese demokracisë. Shqipëria nuk ka një ligj për referendumet. Lajmi mëi mirë i mundshëm është se ky ligj është futur në proces legjislativ që nësesionin e kaluar parlamentar.
Covid-19ka qenë një sfidë që ka përkeqësuar demokracinë jo vetëm në Shqipëri por edhe nëvende të tjera. Një element që ka sjellë përkeqësimin e situatës së demokracisëështë ashpërsimi apo kalimi në gradë agresive i policimit kibernetik që do tëthotë të gjitha format elektronike të mbikëqyrjes së qytetarëve. Është dhe njëçështje tjetër e shtyrjes së zgjedhjeve demokratike. Në ditën botërore tëdemokracisë më vjen keq që ta them se gjendemi të rrotulluar 180 gradë ose 30vite prapa teksa shohim pushtetet në kundërshtim të pasjes së saj në një kurs përplasjessë balancimit. Pushtetet në Shqipëri gjenden të përqëndruara në dorën e njëforce të vetme politike. Kjo bie në kundërshtim të thellë me frymëndemokratike. Unë mund të përmend disa indikatorë të cilët e mbështesin situatënqë ndodhemi.