Mësuesja e indinjuar ndaj Veliajt: S'mund të lejoj të më përdorë politikisht

Kryetari i bashkisë gjatë inagurimit tënjë shkolle në Tiranë tha se PD po përdor motrën e ish ministres MirelaKarabina për të kritikuar punën e tij.

Pikërisht, Brunilda Çërraga, motra eministres në një intervistë për RTV Ora i bën thirrje kryetarit që të mos e përdoriemrin e saj politikisht pasi përveç lidhjes familjare nuk është e përfshirë nëpunën e saj.

Teksa Veliaj tha se ajo ishte e prekurme covid dhe i kërkoi që të ishte pjesë në ceremoninë e inagurimit të "JeronimDe Radës", Çërraga i ka mohuar.

Çërraga: U ndjeva e prekur. Ndërkohë ai tha që drejtoresha është me covid, ndërkohë që drejtoresha ka ikur jashtë shtetit. Tashmë dhe unë dua të iki për një jetë më të mirë pasi këtu në Shqipëri dashur padashur e sheh veten në disa ujëra e përfshihesh politikisht. Mua më dërguan mesazh ish nxënësit e mi pasi nuk po e ndiqja, dikush më tha ua çfarë të bëri, se më mori dhe identitetin më la pa emër. Nuk mund të më atashosh mua me këtë përvojë e të më thuash e dikujt tjetër. Unë nuk mund të jem e askujt. Unë ka nderin të jem motra e Mirela Karabinës, ka qenë ministre arsimi për pak kohë. Do ta mbështes në mënyrën time, por nuk mund të përfshihem unë në politikë se jam motra e Mirela Karabinës. Kjo nuk bën sens. Nuk mund të më marrë identitetin askush, as kryetari i bashkisë. Mua që më vrau është jo e vërteta. U lodhëm nga kjo politikë. Secili e zgjedh vetë profilin e tij. Unë jam arsimtare e thjeshtë dhe mendoj që e bëj punën. Nuk lejoj që dikush të më përfshijë në politikë për të vërtetën që unë thashë.

https://youtu.be/bQTPicfeFTA