Shpërthimi në kryeqytet, burime nga Trauma: Preng Gjini në gjendje të rëndë

Preng Gjini, objektivi i shpërthimit të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

Burime për Ora News thonë se, I plagosuri I ështënënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa dyshohet se ka humbur edhegjymtyrët.

Dëmtimet janë të rënda, ndërsa forca policorekanë rrethuar Spitalin e Traumës.

Më herët, drejtori I Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi konfirmoi se bëhet fjalë për një atentat që vjen në sagën e përplasjeve të familjeve Gjini-Reci.