Një veto greke në horizont, mediat vendase: Mitsotakis do t’i japë ultimatum Ramës
Mediatgreke e kanë konsideruar një provokim të kryeministrit Edi Rama takimin mepresidentin turk Erdogan para vizitës në Athinë. Madje duke ju referuarburimeve nga selia e qeverisë, mediat helene thonë se Greqia mund të vendosëveton për integrimin evropian të Shqipërisë, nëse Tirana zyrtare mban anën eTurqinë në konfliktin greko-turk në Mesdheun Lindor.
Takimi ikryeministrit Edi Rama me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan para se tëfluturonte drejt Athinës është pritur keq nga media greke dhe konsideruar njëprovokim.
Mediat, duke iureferuar burimeve qeveritare, druhen se Tirana mund të nxitet nga Ankaraja përtë penguar arritjen e një marrëveshjeje për caktimin e kufirit detar dhe tëzonës ekskluzive ekonomike.
Vetë zoti Rama, thase në fokus të bisedimeve me Erdoganin ishte marrëdhënia dypalëshe, bashkëpunimiekonomik në kuadrin e ndikimit të koronavirusit si dhe gjendja e përgjithshmenë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në kuadrin evizitës së tij në Athinë, kryeministri Edi Rama takohet mbrëmjen e së martës mehomologun helen Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.Madje për mediat greke, nga CNN tek SKAI, ky është dhe takimi më i rëndësishëmnë axhendën e kryeministrit Mitsotakis. Në axhendën e takimit është çështja enegociatave për caktimin e kufirit detar dhe zonës ekskluzive ekonomike, për tëcilat palët kanë dhënë sinjale për t’u ulur në bisedime.
Komentatorëtpolitikë në Athinë, duke ju referuar burimeve nga selia e qeverisë Maximou,thonë se Mitsotakis do t’i japë një ultimatum të qartë kryeministrit shqiptarEdi Rama.
Një ultimatum ingjashëm me veton franceze për integrimin europian. Mitsotakis do t’i bëjë tëqartë Edi Ramë që të zgjedhë, ose me presidentin turk Erdogan, ose me Greqinëdhe Europën.
Prej javësh Greqia dhe Turqia janë duke u konfrontuar në Mesdheun Lindor mbi sovranitetin e disa hapësirave detare naftë dhe gazmbajtëse. Vetëm fundjavën e kaluar Turqia tërhoqi anijen e saj vrojtuese Oruç Reis dhe kjo u konsiderua si hapi i parë pozitiv për uljen e palëve në dialog.