Italia rinis mësimin në klasa, hyrje e rregullt e nxënësve dhe shumë kontroll

Pasmë shumë se 6 muajve qëndrimi mbyllur, më gjatë se çdo vend tjetër europian,Italia rihapi të hënën shumicën e shkollave të veta.

Këtëvit, në kushtet e pandemisë së Covidit të ri dhe masave mbrojtëse, në Kryeqytetinitalian ishin të rralla skenat e përqafimeve mes nxënësve apo ecjet dorë për dorenëpër korridore.

Fëmijëtu pritën në klasa pas matjes që në hyrje të temperaturës, në banka të veçantadhe me dezinfektues e maska të shpërndara për përdorim gjatë mësimit.

"Dy vajzave të mia të vogla u kam thënë që të mos ndjehen ngushtë. U kam shpjeguar se si të shmangin kontaktet, të puthurat përqafimet, por edhe nuk dua që  të jetojnë në terror. Duhet ta kuptojnë se gjërat do të përmirësohen"

Rreth5 milionë e gjysmë nxënës iu rikthyen mësimit në klasa në 13 nga 20 rajonet evendit.

Në 7rajonet e mbetura autoritetet kanë vendosur shtyrjen e mësimit me një javë.

Shkollatkanë udhëzuar që nxënësit me simptomat të ftohti apo temperature të qëndrojnë nështëpi dhe ata mbi gjashtë vjeç të mbajnë maska edhe jashtë klasave.

Prejfrikës së infeksionit të koronavirusit, Patrizia Zucchetta, mësueseveterane me 34 vite përvojë, e zhvillon mësimin jo më me nxënësit përreth nëklasa, por me stola dhe në natyrë.

"E kemi të vështirë të punojmë në këto kushte kur po rriten rastet me Covid-19. Isha mësuar të hyja në klasa dhe t'u lexoja një libër fëmijëve teksa qëndronin ulur në formë rrethi. Jemi të lumtur që sot po i takojmë, por mungesa e kontaktit të ngushtë ka për të qenë i vështirë."

Sindikatatjanë ankuar se qeveria nuk ka vënë ende në dispozicion mbi 2 milionë banka tekeqë do garantonin distancimin mes nxënësve, ndërkohë që mijëra vende pune në mësimdhëniekanë mbetur bosh pasi më të vjetrit nuk paraqiten pasi i druhen rrezikut të sëmundjesinfektive.

59 përqind e mësuesve janë mbi 50 vjeç në shkollat fillore dhe gjimnazet italiane,moshë mesatare kjo më e larta ndër vendet perëndimore.

NëItali, ndërkohë, rreth 35,500 persona kanë mbetur viktima të Covidit-19 dhenumri në rritje i rasteve të reja ka shtuar frikën e një vale të dytëinfeksioni në vend.