Shenja jete në Venus, zbulohet gazi fosfinë, tregon kushtet e jetesës së mikroorganizmave
Astronomët bënë një zbulim të jashtëzakonshëm në planetinVenus. Ata gjetën një lloj gazi që tregon ekzistencën kushteve të përshtatshmepër jetesën e mikrobeve. Shkencëtarët thonë se ky zbulim tregon mundësinë ejetës përtej planetit Tokë.
Shkencëtarët thanë të hënën se kanë zbuluar në retë e dendura me acide tëplanetit Venus një lloj gazi të quajtur fosfinë që tregon ekzistencën kushtevetë përshtatshme për jetesën e mikrobeve, një zbulim ky i jashtëzakonshëm qëtregon mundësinë e jetës përtej planetit Tokë.
Deri më tani nuk është zbuluar ndonjë formë jete, por shkencëtarëtnënvizojnë se në Tokë fosfina prodhohet nga bakteret që lulëzojnë në mjedise tëngopura me oksigjen.
Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve e zbuloi fillimisht fosfinën duke përdorurteleskopin James Clerk Maxwell të Hauait dhe konfirmuar më pas nga teleskopi Array(ALMA) i Kilit.
"Unë u mahnita. E nisa si një eksperiment tëzakonshëm dhe kurrë nuk mendoja se do të zbulojë këtë lloj gazi. Vetëm prisjatë zbuloja disa forma të kufizuara jetë në Venus. Por ishte e jashtëzakonshmetë shikoje thithjen e molekulave të fosfinës," tha profesorja e astronomisë e Jane Greaves eUniversitetit Cardiff të Uellsit.
Ekzistenca e jetës jashtëtokësore ka qenë një prej pyetjeve kryesore tëshkencës. Shkencëtarët kanë përdorur vazhdimisht teleskopët për të zbuluarforma jo të drejtpërdrejta të jetës në planetë dhe hëna të tjera përtejsistemit tonë diellor.
Venusi ose Afërdita është planeti më i afërt i Tokës në sistemin diellor. I ngjashëm në strukturë, por pak më i vogël se Toka. Venusi është i mbështjellë nga një atmosferë e trashë toksike që e bën shumë të nxehtë. Temperatura në sipërfaqe arrin në 471 gradë Celsius, mjaftueshëm për të shkrirë plumbin.