Ora News zbardh dëshminë e Arbër Çekajt: Nuk transportoj dot frutat e jo më kokainë
Ora News ka zbardhur dëshminë e Arbër Cekaj në seancëngjyqësore që po zhvillohet, i cili ndodhet në burg për dosjen e 613 kg kokainë.
Gjatë seancës Çekaj tha se nuk ka bashkëpunuar mekompanitë në Kolumbi që pretendon organi i akuzës.
Ai deklaroi se kompania e tij nuk transportonte frutae jo më kokainë.
Dëshmia e Arbër Çekajt
Unë kam punuar me të vetmen kompani SAS, këtë mund ta vërtetoni në çdo zhdoganim malli. Arbër Çekaj dhe përfaqësuesit e kompanisë 'Arbri Garden', nuk kanë komunikuar me 'CFS Banakol. Kam porositur fruta te eksportuesi i vetëm i frutave Bakota Sa, këto janë të vetmet kompani që kam kontaktuar dhe punuar në Kolumbi.
Ne nuk kemi bashkëpunuar me asnjë kompani tjetër në Kolumbi. As Bakota Sa dhe as Arbri Garden nuk janë kompani transporti. Unë nuk kam pasur lidhje e as dijeni për drogën. Fatura ka qenë 7500 euro, që në këtë moment më ka dhënë zoti një dritë jeshile, si një besimtar.
Do thoja "e gjetën drogën, ik, mos i merr frutat para lirisë që të lësh familjes rrugëve". Nuk kam qenë në Shqipëri, kam qenë në Gjermani, do merrja avionin në Singapor, që s'ka ektradim me Shqipërinë që as nuk e dinë ku i bie Shqipëria, në Marok, do shkoja në Kolumbi se me dikë punoja dhe nuk do vija. Unë e dija që frutat kontrollohen dhe nuk bëra asnjë lëvizej. Edhe një fukara e shet lopën para lirisë.
Unë nuk jam trafikant droge, nuk kisha mundësinë e transportit të drogës se nuk njoh trafikantë dhe numrin e kontenierëve që vijnë për mua. Unë edhe transportin detar e tokësor nuk e organizoj dot të frutave të mia, unë nuk bëj dot transportin e frutave''.