Evis Kushi: Një provim i vështirë
Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për herë tëparë pas marrjes së postit të ri.
Kushi në një postim të gjatë ka falenderuar të gjithëpersonat që e kanë uruar, teksa e ka cilësuar këtë detyrë si provimin më të vështirënë karrierën e saj.
“Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s'ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t'ia dalë faqebardhë”, ka shkruar ndër të tjera Kushi.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfiduespër mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhettuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri mëshprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme. Kurmora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesëvitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova seprovimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s'ka! Ky i tanishmi ështënjë provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmëntuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t'ia dalëfaqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialistedhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kemrespektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese earsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit tëmadh të dijedhënësve.
Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!